
Shqipëria nisi të hënën javën e vaksinimit të hapur për çdo qytetar mbi 18 vjeç.
Autoritetet kanë thënë se vaksinimin mund ta kryejë kushdo në çdo qendër shëndetësore, mjafton të paraqesë kartën e identitetit.
Ky hap u hodh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale pas mbërritjes së 340.000 dozave të vaksinës kinieze “Coronavac”, sasia më e madhe e mbërritur në vend njëherësh.
Sipas statistikave, në Shqipëri kanë mbërritur afërsisht 1.6 milionë vaksina të llojeve të ndryshme ndaj Covid-19. Deri tani janë ezauruar 1.052.108 doza.
Ndërsa 455,131 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
Ditët e fundit ka pasur një shtim të rasteve të infeksioneve me Covid-19. Kjo i ka detyruar autoritetet që krahas thirrjes për vaksinim drejtuar popullatës, të shtojnë thirrjet për kujdes nga infeksioni. (Fatosi)







