Tirana ofron standardin më të lartë të jetesës ne Shqipëri, pasi të ardhurat për frymë rezultojnë të jenë mbi 20% më të larta sesa mesatarja në vend. Sipas INSTAT-it, të ardhurat për frymë në qendër të vendit, ku përfshihen Tirana dhe Elbasani llogariten për vitin 2019 të kenë arritur 712 mijë lekë, me një rritje nominale me 2.84 %, krahasuar me vitin 2018. Por të ardhurat për frymë të këtij rajoni rezultuan 20.10% mbi mesataren e vendit.

Në veri të vendit, të ardhurat për frymë shënuan rritje me rreth 4.3%, por ishin në nivele më të ulëta sesa mesatarja. Edhe jugu shënoi rritje të të ardhurave për frymë me rreth 4.60%, duke arritur në 536 mijë lekë.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në mijë lekë ka një rritje prej 27.2% nga 2013-a në 2019-n. Nëse në vitin 2013, PBB për frymë ka qenë 497.3 mijë lekë, në vitin 2019 arriti në 593 mijë lekë. (Elona)