“Tao Te Ching - Rruga Drejt Virtytit” vjen në shqip me përkthimin e Iljaz Spahiut, shkruhet në postimin në “Facebook” të Ambasadës së Kinës në Tiranë, ku urohet sinologu për punën e tij.

“Tao Te Ching” është burimi kryesor i mendimit filozofik, Taoizmit, që u lind 2500 vjet përpara. Taoizmi ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm një vetëm ndaj kulturës tradicionale, por gjithashtu edhe ndaj filozofisë perëndimore.

“Tao Te Ching” është përkthyer rreth 250 herë, kryesisht në anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Mendohet se është libri kulturor më i përkthyer dhe botuar në gjuhë të huaja pas biblës. Përkthimi në gjuhën shqipe është bërë drejtpërdrejt nga origjinali. (Elona)