Foto:VCG

Foto:VCG

Autoritetet e turizmit në Shqipëri po promovojnë sloganin “Pusho shqip”, me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte të dielën në Kavajë ku promovoi një strukturë hotelerie që hapi dyert për pushuesit në këtë zonë.

Qeveria shqiptare ka ulur në 6% pagesën e TVSH-së për hotelet dhe bizneset turistike, duke u dhënë frymëmarrje sipërmarrjeve të sektorit me synim nxitjen e turizmit dhe të punësimit.

Turizmi hyn te sektorët më të stimuluar dhe me më shumë zhvillim viteve të fundit, duke gjeneruar të ardhura dhe punësim.

Por dy vitet e fundit ai u godit rëndë nga pandemia e covid 19, ndërsa ka filluar ringritjen me vështirësi. Për Shqipërinë, turizmi është një sektor prioritar i cili realizon të ardhura të rëndësishme. (Fatosi)