
Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe disa ministra të kabinetit qeveritar zhvilluan një vizitë zyrtare në Ankara.
Pasditen e së enjtes, kryeministri Rama u takua me Canturk Alagöz, një personalitet i shkencës dhe biznesit turk, si dhe pronari i kompanisë së prodhimit të disa lloje vaksinash, e njëkohësisht distributori i vaksinës kineze “Sinovac”.
Rama deklaroi se gjatë takimit u diskutua për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike. (Irma)







