[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Një raport i fundit i Bankës Botërore njofton se duke filluar nga qershori 2020, flukset e remitancave përmes kanaleve digjitale janë rritur, veçanërisht për emigrantët me qasje në llogaritë bankare dhe kartat e kreditit, përcjell “Monitor”. Sipas raportit, Shqipëria renditet në dhjetëshen e përfituesve më të mëdhenj të remitancave në Evropë dhe Azinë Qendrore, ndonëse në shifra më të ulëta sesa vendet e rajonit të Ballkanit.

Raporti thekson se përfituesi kryesor në Evropë i remitancave ka qenë Ukraina, ndjekur nga Rusia dhe Uzbekistani. Shqipëria ishte e fundit me 1.5 miliardë dollarë në 2020, ndërsa në raport me PBB, ato përbëjnë 9.7%.

Madhësia e vërtetë e dërgesave të parave, që përfshin flukse zyrtare dhe informale, besohet të jetë më e madhe se të dhënat e raportuara zyrtarisht, megjithëse shkalla e ndikimit të Covid-19 në flukset informale është e paqartë, nënvizon Banka. (Fatosi)