
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mori të martën dozën e dytë të vaksinës kineze “Sinopharm” kundër Covid-19 dhe shprehu mirënjohje për Kinën dhe popullin kinez për mbështetjen dhe ndihmë të jashtëzakonshme, shkruan “Xinhua”.
Pasi mori dozën e vaksinës, Vuçiç ftoi të gjithë njerëzit të ndiqnin shembullin e tij dhe të shpejtonin më tej fushatën e imunizimit.
Pas vaksinimit, presidenti, në emër të popullit serb dhe në emrin e tij, i dërgoi mesazhin e tij të mirënjohjes popullit dhe udhëheqjes kineze.
"Ne jemi shumë mirënjohës ndaj Kinës dhe popullit kinez për mbështetjen dhe ndihmë të jashtëzakonshme, për sasinë e madhe të vaksinave që morëm",- tha Vuçiç. "Shpresojmë se do të përmirësojmë gjithashtu bashkëpunimin mbi prodhimin e vaksinave". (Elona)







