Në Greqi hyri në fuqi heqja e karantinës për udhëtarët që vijnë nga Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, SHBA-ja, Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia dhe Izraeli, sipas raporteve të medias greke, citon “The Guardian”.

Në vend të karantinës pas mbërritjes, udhëtarët do të duhet të tregojnë dokumentacionin që vërteton se janë vaksinuar plotësisht ose provën e një testi negativ PCR kundë koronavirusit të administruar 72 orë më parë.

Udhëtarëve më parë iu ishte kërkuar karantinë për shtatë ditë. Vendimi vjen pavarësisht rritjes së infeksioneve javët e fundit, me dhjetëra vdekje dhe më shumë se 1500 raste të reja çdo ditë. (Irma)