Prej së martës, komuniteti mysliman shqiptar i bashkohet mbarë komunitetit mysliman botëror, i cili feston nisjen e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, festë e shënuar e kalendarit mysliman.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, përmes një video-mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët me rastin e nisjes së Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Ai u ka bërë thirrje për të qenë më solidarë me familjet në nevojë, dhe t’i shtrijnë dorën njëri-tjetrit në punë të mbara.

"Njerëzit përmes sakrificave të shumanshme personale, veprave të bamirësisë, vizitave te njëri-tjetri, lënien anash të mospajtimeve etj., synojnë të arrijnë kënaqësinë e Zotit dhe harmoninë me njerëzit me të cilët rrethohen", -shprehet kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu. (Fatosi)