Një variant shumë ngjitës i Covid-19, i identifikuar për herë të parë në Britani, tani është mbizotërues në Qipro, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, që e lidh këtë variant me numrin e lartë të infeksioneve.

Nga 111 mostrat pozitive të marra në mars dhe të dërguara në Qendrën Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve u gjet se ishin të lidhura me variantin B.1.1.7, i cili u zbulua për herë të parë në Britani në fund të vitit të kaluar, shkruan “Reuters”.

Një krahasim i hershëm me mostrat e janarit dhe shkurtit, i lëshuar në mars, tregoi se varianti britanik përbënte rreth një të katërtën e të gjitha rasteve.

Pas një qetësie relative, numri i rasteve të koronavirusit në Qipro filloi të rritet në fund të shkurtit dhe me gjithë kufizimet ende në fuqi, infeksionet vijojnë të jenë të larta.