“Poezia bashkëkohore shqipe, probleme dhe zgjidhje”, ishte aktiviteti i organizuar nga Poeti Laureat shqiptar, Rudolf Marku, dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me në fokus poezinë shqipe.

Të pranishëm në diskutime ishin poetët Natasha Lako, Gazmend Krasniqi, Preç Zogaj, studiuesi dhe profesori Gëzim Basha dhe drejtoresha e QKLL-së, Alda Bardhyli.

Sipas Bardhylit, përmes krijimit të Poetit Laureat, QKLL-ja kërkon ta kthejë vëmendjen te poezia si një element i rëndësishëm i letërsisë shqipe. “Ky aktivitet do të pasohet me një sërë aktivitetesh të tjera, me në fokus poezinë shqiptare të traditës, por edhe asaj bashkëkohore”, -tha Bardhyli, citon “Balkanweb”. (Irma)