Menaxherja e Programit kombëtar të Vaksinimit, Erida Nelaj deklaroi se dozat e reja të vaksinës “Pfizer” që mbërritën pak ditë më parë në Shqipëri do të përdoren për të sëmurët që kanë kryer transplante dhe ata në proces dialize.

Gjatë një prononcimi për mediat, Nelaj tha se pas përfundimit të kësaj kategorie do të futen gradualisht edhe grupe të tjera.

Ajo theksoi se personat që e kanë kaluar Covid-19, dozën e parë të vaksinës duhet ta marrin minimumi pas një muaji: “Normalisht pas kalimit të Covid minimumi për t’u vaksinuar është një muaj, pastaj në varësi të gjendjes se si e ka kaluar dhe në konsultë me mjekun e familjes mund të shtyhet edhe tre deri në gjashtë muaj”. (Irma)