Serbia tani është destinacioni i ri turistik i zgjedhur për sezonin pranverë-verë, falë fushatës mbresëlënëse të vaksinimit që ka zgjeruar aksesin në vaksinat falas për të gjithë: jo vetëm banorët, por edhe turistët e rastit, duke siguruar mundësinë e zgjedhjes së vaksinës së preferuar. Procedura është shumë e thjeshtë, mjafton të plotësohet një pyetësor në portalin qeveritar, shkruan “TGcom24”.

Serbia ka një popullsi prej rreth 7 milionë banorësh dhe me fushatën masive të vaksinimit është vendi i dytë në Evropë për përqindjen e dozave të administruara, pas Britanisë së Madhe.

Për më tepër, falë kontratave dypalëshe të përcaktuara paraprakisht me kompanitë farmaceutike, ajo ka një disponueshmëri kaq të gjerë të dozave, saqë qeveria serbe u ka dhuruar shteteve fqinje dhe tani po i ofron edhe për qytetarët që vijnë nga jashtë. (Elona)