[Foto nga VCG]

[Foto nga VCG]

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga një valë e re e pandemisë, më përhapjen e variantit britanik të Covid-19.

Me një numër të lartë ditor viktimash, qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendimin për kufizime të reja për shkak të situatës së krijuar, bën të ditur “Anadolu Agency”.

Nga e marta hyri në fuqi ora policore nga ora 20:00-05:00, një masë që do të zgjasë deri më 20 prill. Kryeministri Zoran Zaev tha se nga 7 prilli mbyllen edhe kafenetë, restorantet, klubet e fitnesit dhe pikat e basteve.

Kafenetë do të mund të kryejnë vetëm shërbime me dërgesa, ndërsa nga kjo masë përjashtohen objektet hoteliere në të dy aeroportet në vend si dhe hotelet dhe motelet të cilat në restorantet e tyre do të mund t’u shërbejnë vetëm mysafirëve të tyre.

Në orët e ndaluara për lëvizjen e qytetarëve do të përjashtohen personat që do të vaksinohen, të cilët do të mund të kthehen në shtëpi me vërtetim për imunizim, bujqit që lëvizin nga fushat deri në tregje dhe anasjelltas, si dhe personat e tjerë me leje të posaçme të lëshuar nga autoritetet. (Elona)