Kyriakos Mitsotakis(Foto nga VCG)

Kyriakos Mitsotakis(Foto nga VCG)

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kritikoi pengesat e krijuara në Bashkimin Evropian për shpërndarjen e vaksinave Covid-19. Ai tha se Greqia do të dyfishojë vaksinat e saj në javët e ardhshme dhe do të vaksinojë të gjithë shtetasit mbi 60 vjeç deri në fund të majit, citon “Reuters”.

Greqia, e cila përballoi relativisht mirë gjatë valës së parë të pandemisë vitin e kaluar, është detyruar të forcojë kufizimet për të luftuar një rritje të rasteve gjatë muajve të fundit, me spitalet në zonat më të prekura përreth Athinës që po përpiqen të përballojnë flukset e shtrimeve.

Mitsotakis vlerësoi përpjekjet për blerjen e përbashkët të vaksinave nga Komisioni Evropian, i cili ka ndihmuar shtetet më të vogla, si Greqia, por që sipas tij, KE-ja dështoi në marrjen e sasive të nevojshme dhe furnizimin e shpejtë të vendeve anëtare të bllokut. (Irma)