Vaksinimi, gazetare, ATSh

Vaksinimi, gazetare, ATSh

Kryeministri Rama deklaroi se fushata e vaksinimit në Shqipëri do të vijojë me punonjësit e policisë dhe me gazetarët, fillimisht ata të terrenit dhe operatorët.

Gjatë një vizite në Berat, shoqëruar dhe ministrja e Shëndetësisë, Rama tha se bëhet gati dhe lista për vaksinimin e stafeve të hotelerive.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që mos të kenë frikë nga vaksina kineze që po administrohet në Shqipëri, duke theksuar se ajo është efikase dhe e suksesshme, citon “A2”.

“Fakti që nuk ka hyrë në BE nuk ka lidhje me efikasitetin e vaksinës, por ka lidhje me çështje të një natyre tjetër, që ne nuk na interesojnë. Neve na intereson të nxjerrim urgjent nga tuneli popullin shqiptar dhe të nxjerrim sa më shpejt nga gjithë kjo kohë e gjatë ankthi e pasigurie gjyshërit e gjyshet, ata me sëmundje kronike, e gjithë popullsinë. Do të nisë vaksinimi për policët, gazetarët, po bëhet gati edhe shërbimi i hotelerisë për sezonin turistik, si dhe për të gjithë punonjësit e fabrikave”, -tha Rama. (Irma)