Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas njoftimit të ditëve të fundit të agjencisë së lajmeve "Bloombert", kompania biologjike kineze "CanSino" ka bërë të ditur se po diskuton me vendet evropiane për blerjen e vaksinave kundër COVID-19 të kësaj kompanie.

Pierre Morgon, zëvendëspresident për shërbimet ndërkombëtare i "CanSino"-s, tha se tre vende anëtare të BE-së e kontaktuan për diskutim për blerjen e mundshme, por ai nuk prani të bënte të ditur emrat e këtyre vendeve.

Sipas njoftimit të mëparshëm të agjencisë së lajmeve "Xinhua", autoriteti i kontrollit të barnave i Hungarisë miratoi përdorimin urgjent të vaksinës së COVID-19 të prodhuar nga kompania kineze "CanSino". Kjo është vaksina e dytë kineze kundër COVID-19 e miratuar në Hungari për përdorim urgjent. Kjo vaksinë me vektor adenovirus, është krijuar bashkërisht nga Akademia e Mjekësisë Ushtarake e Kinës dhe kompania "CanSino". (Wang Lei/ Artan)