Qeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave me vaksinat ruse dhe kineze. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj janë të autorizuarit për negociatat.

Në aktin normativ të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, thuhet se negociatat zhvillohen për vaksina të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e tyre të prodhimit.

“Dhënien e autorizimit ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin për zhvillimin e negociatave me prodhuesit, me distributorë të autorizuar, me qeveritë ose institucionet e autorizuara prej tyre, të vendeve që prodhojnë ose distribuojnë vaksina anticovid, për të siguruar këto vaksina, të cilat janë të certifikuara nga trupa certifikuese në vendin e prodhimit të tyre”, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, -thuhet në aktin normativ të qeverisë shqiptare. (Irma)