Foto nga VCG

Foto nga VCG

Personat e vaksinuar kundër Covid-19, me antitrupa ose që kanë një test negativ, do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Greqi këtë verë, njoftoi ministri i Turizmit, Harry Theocharis.

“Greqia synon të nisë sezonin e saj veror nga mesi i majit”, -shtoi Theocharis, bën të ditur “Ansa”.

Turizmi është një burim kryesor i të ardhurave për vendin.

Sektori përbën rreth një të pestën e ekonomisë greke dhe punëson një në pesë punëtorë, por të ardhurat pësuan rënie të madhe vitin e kaluar, për shkak të pandemisë. (Elona)