Galicia është rajoni i parë në Spanjë që parashikon mundësinë e sanksionimit të njerëzve që refuzojnë, pa arsye të vlefshme, të vaksinohen kundër Covid.

Parlamenti i këtij komuniteti autonom në veriperëndim të Spanjës ka miratuar reformën e legjislacionit rajonal të shëndetësisë.

Drafti parashikon gjoba nga 1 mijë deri në 600.000 euro për refuzuesit e vaksinës. Gjobat duhet të ndahen në tre nivele: të lehta, të rënda dhe shumë të rënda, bazuar në rrezikun ose dëmin që shkakton në shëndetin e popullatës. (Irma)