75 terrene të reja sportive e kënde lojërash janë ndërtuar 5 vitet e fundit në çdo zonë të Tiranës, për të nxitur fëmijët dhe të rinjtë drejt aktivitetit fizik, për argëtim, socializim, por edhe një jetë të shëndetshme.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi disa fusha të reja të volejbollit, basketbollit dhe minifutbollit, me të cilat Bashkia e Tiranës i afrohet synimit për ngritjen e 100 mjediseve sportive dhe rekreative në kryeqytet.

Kryebashkiaku ftoi prindërit që të nxisin fëmijët t’i shfrytëzojnë sa më shumë këto mjedise, që i bëjnë mirë aktivitetit fizik dhe shëndetit. Fushat e reja të ndërtuara kanë të gjitha pajisjet e nevojshme sportive, terrene të ndriçuara, por dhe rrethimet përkatëse. (Irma)