Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha zhvilloi një bashkëbisedim me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha deklaroi se fitorja e zgjedhjeve më 25 prill do të thotë edhe një përpjekje për një të ardhme më të mirë për ta.

“Ne do t’i fitojmë zgjedhjet për t’i sjellë një të ardhme më të mirë brezit të ri. Së bashku për ndryshimin. Me energjinë dhe deshirën e të rinjve për ndryshimin e madh”, -shkroi Basha. (Irma)