“Jemi besimplotë se mund të arrijmë qëllimin për të vaksinuar deri në fund të verës rreth 70% të popullsisë së rritur evropiane, që do të thotë rreth 255 milionë qytetarë të BE-së. Nëse shikojmë të dhënat e parashikimit, ky është një qëllim që jemi të sigurt se mund të arrijë”, -deklaroi presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, citon “Ansa”.

Në samitin e BE-së, liderët arritën një marrëveshje të përgjithshme mbi të ashtuquajturën “pasaportë vaksinimi”.

“Na duhen të paktën tre muaj për zhvillimin teknik të një sistemi evropian ndërveprues për pasaportat e vaksinimit”, -tha von der Leyen.

Marrëveshja ka të bëjë me përdorimin e një grupi minimal të të dhënave në pasaportë, që mund të jetë i dobishëm për sigurimin e informacionit mbi imunitetin e pretenduar të qytetarëve. (Irma)