Në një situatë delikate epidemiologjike prej pandemisë në Shqipëri, ka nisur procesi i vaksinimit kundër koronavirusit në qarkun e Kukësit.

Dozat e para të vaksinës anti-Covid do t’u administrohen mjekëve dhe infermierëve që janë duke u përballur me rrezikun e infektimit.

Përveç personelit shëndetësor, është planifikuar që të vaksinohen edhe stafet mjekësore të qendrave shëndetësore dhe spitaleve bashkiake që përfshihen në qarkun e Kukësit, shkruan “A2”.

Ndërkohë, vaksinimi ka nisur në Tiranë, Shkodër, Fier dhe Berat. Përveç mjekëve janë vaksinuar edhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe ata që janë mbi 80 vjeç. (Irma)