
Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi se prodhimet e veshjeve falë cilësisë nën markën “Made in Albania” tashmë kanë arritur në tregun evropian dhe atë amerikan.
Ndërsa vizitoi ambientet e një kompanie prodhuese në Tiranë, ministrja Denaj tha se zerimi i tatimit mbi fitimin dhe i TVSH-së është një mbështetje e fortë për biznesin e vogël, si në asnjë vend të rajonit.
Denaj theksoi se nxitja e prodhimit dhe mbështetja e biznesit me politika fiskale ndihmon në rigjenerimin e ekonomisë dhe rritjen e punësimit. (Irma)







