Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj inspektoi ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Ndihmës Juridike Falas në Tiranë, për të marrë në analizë veprimtarinë këtij institucioni që është krijuar si rrjedhim i drejtpërdrejtë i Reformës në Drejtësi.

Ministrja Gjonaj tha se qëllimi kryesor është arritja e objektiva kyçe si; shtrirja e ofruesve të shërbimit të ndihmës juridike parësore dhe dytësore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; Mbikëqyrja e cilësisë së shërbimit të ofruar dhe forcimi i kapaciteteve përmes zhvillimit të trajnimeve fillestare dhe të vazhdueshme për të gjithë ofruesit e shërbimit.

Gjonaj tha se me rëndësi është edhe forcimi i urave të bashkëpunimit me organizatat ndërkombëtare; aktorët e shoqërisë civile; institucionet e qeverisjes qendrore dhe vendore si dhe pushtetin gjyqësor në kuadër të zhvillimit të sistemit të ndihmës juridike të garantuar nga shteti.