Anija për transportimin e kontejnerëve “COSCO Pisces” afrohet në portin e Pireut, një projekt kryesor i bashkëpunimit Kinë-Greqi, më 15 shkurt 2019. (Xinhua / Wu Lu)

Bashkëpunimi midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore (EQL) është bërë më i afërt në fusha të shumta, duke përfshirë tregtinë dhe investimet, promovimin e trenave të mallrave Kinë-Evropë dhe marrëveshje për projektet.

Më poshtë janë disa nga pikat kryesore të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Treni i parë Ekspres "China Post" CR duke u shkarkuar pas mbërritjes në Vilnius, Lituani, 14 prill 2020. (Lituani Post / Materiali përmes Xinhua)

- Vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së Kinës me 17 vendet e EQL-së arriti në 103.45 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2020, duke kapërcyer kufirin prej 100 miliardë dollarësh për herë të parë, sipas të dhënave nga Ministria e Tregtisë. (shih grafikun)

Kjo shënoi një rritje vjetore me 8.4 për qind, më e lartë se norma e rritjes së tregtisë së jashtme të Kinës dhe tregtisë së saj me Evropën në tërësi.


Duke shënuar një normë mesatare të rritjes vjetore prej 8 për qind nga viti 2012, rritja e tregtisë së Kinës me vendet e EQL-së është sa trefishi i rritjes së tregtisë së saj të jashtme dhe sa dyfishi i rritjes së tregtisë së saj me Evropën në tërësi.

Klientët vizitojnë dyqanin e parë zyrtar të kompanisë kineze të teknologjisë Xiaomi në një qendër tregtare në Bukuresht, kryeqyteti i Rumanisë, 20 prill 2019. (Xinhua / Gabriel Petrescu)

Një automjet me krahë nga prodhuesi sllovak “Aeromobil” u shfaq në Ekspozitën e parë Ndërkombëtare të Importit në Shangai të Kinës lindore, 7 nëntor 2018. (Xinhua / Xing Guangli)


- Investimet e Huaja Direkte të Kinës në sektorët ekonomikë të 17 vendeve të EQL-së, përfshirë energjinë, infrastrukturën, logjistikën dhe pjesët e këmbimit, arritën në 3.14 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020.

Të 17 vendet investuan 1.72 miliardë dollarë në Kinë gjatë periudhës.

Foto e realizuar në 27 qershor 2018 tregon traktorë "Dongfanghong" që presin të eksportohen në Serbi në një fabrikë të Grupit “YTO” në Luoyang, të provincës #Henan në Kinën qendrore. (Xinhua / Li An)

Automjetet lëvizin në seksionin e autostradës Miladinovci-Shtip që lidh kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, me pjesën lindore të vendit, 6 korrik 2019. Seksioni 47 km i autostradës u ndërtua nga një kompani kineze. (Xinhua / Zhang Liyun)


- Numri i trenave të mallrave Kinë-Evropë arriti në 12,400 në vitin 2020, me kalime dhe destinacione kryesore duke përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke.

Një tren mallrash “Express Railway Chinese” niset për në Pragë, Republikën Çeke nga Yiwu, provinca Zhejiang e Kinës lindore, 9 shtator 2017. (Foto nga Gong Xianming / Xinhua)


- Vitin e kaluar, vlera e përgjithshme e kontratës së projekteve të saponënshkruara jashtë Kinës me 17 vendet u rrit 34.6 për qind duke aritur në 5.41 miliardë dollarë.

Një anëtar i stafit të agjencisë kineze të udhëtimit merr pjesë në Forumin e Turizmit të Detit Baltik në Riga, Letoni, 22 tetor 2019. (Foto nga Edijs Palens / Xinhua)

Foto e realizuar në 16 shtator 2020 tregon një kantier ndërtimi të projektit Senj Wind Farm në Senj, Kroaci. Projekti, i cili përmban 39 turbina ere (4 MW secila) dhe objektet mbështetëse, pritet të përfundojë sipas kontratës me një kompani kineze ndërtimi në prill 2021. (Xinhua / Gao Lei)

Foto ajrore e realizuar në 1 shkurt 2020 tregon vendin e ndërtimit të Urës Peljesac, një projekt bashkëpunimi Kinë-Kroaci, pranë Komarna, Kroaci. (Xinhua / Gao Lei)