Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë një marrëveshje me autoritetet kineze, për blerjen e 200 mijë vaksinave kundër koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen Covid-19, shkruan “Top Channel”.

Ministri maqedonas i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur edhe metodologjinë e vaksinimit të popullatës, por pa saktësuar se kur mund të arrijnë dozat e para të vaksinës kineze.

“Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe personat e moshuar mbi 70 vjeç. Pikat e vaksinimit do të funksionojnë me kapacitet maksimal, konkretisht nga 2000 deri në 2500 vaksinime në ditë”, -deklaroi ministri maqedonas Filipçe, gjatë një konference shtypi. (Irma)