Festa më e rëndësishme vjetore e Kinës, Festa e Pranverës, do të trokasë më 12 shkurt dhe shumë vetë në Kinë kanë pasion të madh për blerjen e mallrave festive. Mbrëmjen e 8 shkurtit në Pekin do të nisë veprimtaria e shitjes nëpërmjet transmetimit të drejtpërdrejtë në internet për mallrat e Evropës Qendrore e Lindore.

Ky është një aktivitet bamirësie i shitjes me anën e transmetimit të drejtpërdrejt online. Më parë, Kina dhe BE-ja përfunduan negociatën e marrëveshjes së investimeve dypalëshe. Drejtuesit e njohur televiziv të CMG-së Chen Weihong, Li Sixuan së bashku me drejtuesen më të njohur kineze Viya, ndryshe njihet si mbretëresha e shitjes së transmetimit të drejtpërdrejt, do të shesë mallrat nga vendet e ndryshme të EQL-së për mbi 3 orë, duke ofruar për familjet kineze mallrat më tipike të këtyre vendeve.(Xu Guang)