
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave të Shqipërisë lidhur me tregtinë e mallrave tregojnë në dhjetor të vitit të kaluar eksportet shqiptare në Kinë kanë arritur vlerën e 613 milionë lekëve, nga 347 milionë në dhjetor të vitit 2019, duke u shtuar gati dyfish. Rritje, ndonëse më të vogël, kanë pasur edhe importet e Shqipërisë nga ekonomia e dytë më e madhe në botë, që arritën pak më shumë se 5.3 miliardë lekë, nga rreth 5.26 miliardë lekë në muajin e fundit të 2019-s
Shqipëria dhe Kina nënshkruan vitin e kaluar një marrëveshje për eksportimin e mjaltit shqiptar në Kinë, duke hapur rrugën për tregtimin e këtij produkti në tregun gjigant kinez, çka vlerësohet si një faktor i shtimit të ndjeshëm të eksporteve të Shqipërisë në Kinë. (Artan)







