Reshjet e shiut në territorin shqiptar kanë vijuar të rëndojnë situatën e përmbytjeve. Bashkia Shkodër njoftoi se nga shkarkimet e hidrocentraleve janë përmbytur rreth 1500 hektarë tokë në disa zona. Disa segmente janë të pakalueshme dhe bashkia kërkon ndihmën e mjeteve të ushtrisë, citon “Rtsh”.

Sipas Koorporatës Elektroenergjitikë Shqiptare, prurjet në Kaskadën e Drinit janë 2700 m3 në sekondë, ndërsa shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës 300 m3 në sekondë.

Niveli i lumit Vjosë është rritur, duke përmbytur një zonë pranë Urës së Mifolit. Edhe në zonën fushore përgjatë lumit Ishëm situata është rënduar. Lumi ka dalë nga shtrati duke përmbytur dhjetëra hektarë tokë. Në qytetin e Lezhës ka prezencë të lartë uji në rrugë e hyrje të pallateve. (Irma)