Banka e Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë për 2021 do të jetë 5.1%.

Në raportin e BB-së “Perspektiva Ekonomike Botërore” thuhet se për të mbështetur rritjen ekonomike në vitin 2021, vendet duhet të kufizojnë përhapjen e virusit dhe të hapin programe vaksinimi, citon “Atsh”.

Në raport theksohet dhe se vendet duhet të balancojnë borxhin në rritje me masa mbështetëse fiskale.

Apeli i BB-së konsiston në ndërmarrjen e reforma ambicioze për të përballur dëmin e shkaktuar nga pandemia. (Irma)