Foto nga Atsh

Foto nga Atsh

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, promovoi iniciativën e re të Forumit të Prespës për Dialog, një platformë e krijuar për të mbrojtur dhe promovuar përfitimet e tre marrëveshjeve politike: Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen me Bullgarinë dhe Marrëveshjen e Prespës.

Duke theksuar se Forumi i Prespës për Dialog është planifikuar të mbahet këtë vit, Osmani tha se qëllimi i forumit është që ai gradualisht të bëhet forumi me të cilin do të njihet vendi ndërkombëtarisht, shkruan “Atsh”.

Sipas Osmanit, iniciativa e Forumit të Prespës për Dialog është një platformë e krijuar për të mbrojtur, promovuar dhe orientuar përfitimet dhe domethënien e tre marrëveshjeve të rëndësishme politike.

Në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog, do të organizohen ngjarje më të vogla gjatë gjithë vitit, ndërsa eventi kryesor vjetore do të jetë në formën e një konference ndërkombëtare dhe do të mbahet në qershor 2021 në Ohër, ku do të ftohen përfaqësues politikë të nivelit të lartë. (Irma)