Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar se objektiv i tij kur të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë kthimi i Shqipërisë në destinacion për turistët e pasur.

“Sfida jonë, të prezantojmë një rrugëdalje të qartë nga kriza. Kështu s’mund të vazhdojë është koha për ndryshim. Profesionistë si ju mund të jepni kontribut në menaxhimin e mjedisit”, -tha Basha gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës.

“Nuk ka turizëm me mjedis të shkatërruar. Më 25 prill, ta nisim bashkë këtë ndryshim. Turizmi, bujqësia, agropërpunimi, blegtoria, mjedisi, sektorë të ndërlidhur. Objektivi ynë, Shqipëria destinacion i turistëve të pasur. Turizmi ka nevojë për burime njerëzore të kualifikuara. S’ka turizëm pa furnizim 24 orë me ujë, me energji elektrike me orar. Turizmi ynë, peng i primitivizmit të shërbimeve publike”, -tha Basha. (Fatosi)