Në Shqipëri Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se gjatë 11 muajve të këtij viti eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 4.3 miliardë lekë nga 5.8 miliardë lekë të eksportuara në 11-mujorin e 2019-s, shkruan ATSH.

Ndërkohë, importet e mallrave, referuar INSTAT, arritën vlerën 48.7 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2019-s u importuan 54.4 miliardë lekë mallra.

Sipas INSTAT, në muajin nëntor volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 10%.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij 11-mujori llogaritet 21.7 miliardë lekë.

Po ashtu tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 10 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 5 miliardë lekë dhe dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 5.7 miliardë lekë. (Fatosi)