Koncesioni i aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Shqipëri tashmë i përket “Kastrati Group”, më i madhi në Shqipëri. Sipas “Monitor”, transaksioni është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe “Kastrati group” është aksioneri 100% i “Tirana International Airport”, që menaxhon koncesionin e aeroportit ndërkombëtar në Shqipri “Nënë Tereza”.

“Kastrati Group” i bleu aksionet nga “Real Fortress Private Limited”, në pronësi të grupit kinez të shërbimeve financiare “China Everbright”, që në prill 2016 kishte nënshkruar marrëveshjen për blerjen e të drejtave koncesionare në Aeroportin Ndërkombëtar shqiptar.

Marrëveshja mes “Kastrati Group” dhe “Real Fortress Private Limited” është nënshkruar më 1 dhjetor 2020 dhe është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 18 dhjetor. Sipas kontratës, “Kastrati” do të paguajë gjithsej 71 milionë euro përmes dy pagesave. (Fatosi)