
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë online me eurokomisionerin për Politikat e Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.
Ministri Cakaj tha se me eurokomisionerin Varhelyi diskutuan për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër Covid në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.
“Ndërsa vazhdon puna për të siguruar vaksinën, i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së”, -deklaroi Cakaj. (Irma)







