Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi fondin prej 1.2 miliardë lekësh për kurimin e infeksionit të shkaktuar nga Covid-19.

Deputeti Anastas Angjeli deklaroi se, “duke parë situatën e krijuar prej Covid-19 dhe ndikimin e madh që ka, morëm në konsideratë futjen e paketës së medikamenteve për kurimin nga pandemia në paketën e ilaçeve të rimbursueshme”.

“Nga përllogaritjet e bëra rezulton se nevojiten rreth 1.2 miliardë lekë për të rimbursuar ilaçet për kurim nga Covid për qytetarët shqiptarë”, -tha Angjeli, shkruan “ATSH”.

Ai gjithashtu deklaroi se Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i është shtuar edhe fondi prej 1 miliard lekësh për rritjen e pagesës së papunësisë, pasi jo vetëm kompensimi i ilaçeve, por edhe mundësia për të përballuar në këto kushte jetesën është e domosdoshme.

Njëkohësisht qeveria ka miratuar edhe rritjen e pagave me 40% për mjekët, infermierët dhe laborantët nga 1 janari 2021. (Irma)