Ministri shqiptar në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj mori pjesë në mbledhjen e kryediplomatëve të SEECP (South-East European Cooperation Process), të zhvilluar në Antalia, të Turqisë, për të diskutuar për mënyrat e reja të bashkëpunimit në luftën kundër Covid-19.

Cakaj informoi se në këtë takim u theksua domosdoshmëria e një bashkëpunimi të thelluar politik dhe institucional mes vendeve të Evropës Juglindore, shkruan “ATSH”.

“Bashkëpunimi synon rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, shtimin e cilësisë së burimeve njerëzore, zhvillimin e ndërlidhjes infrastrukturore dhe forcimin e lidhjes në fushën e turizmit, arsimit dhe kulturës”, -tha Cakaj.

Ai siguroi se Shqipëria do të vazhdojë pjesëmarrjen aktive dhe kontributin përmbajtësor në nismat e bashkëpunimit rajonal. (Irma)