Bashkimi Evropian ka dhuruar 30 respiratorë për spitalin Covid4, në luftën kundër pandemisë. Në ceremoninë e dhurimit të pajisjeve, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca deklaroi se kjo është pjesa e gjashtë e ndihmës që i jepet Shqipërisë për pandeminë. Soreca tha se me rastet në rritje të të prekurve me Covid, personeli mjekësor ndihet nën presion, shkruan “Balkanweb”.

“Kjo është pjesa e gjashtë e ndihmës për Shqipërinë për të fituar betejën kundër Covid-19. Kjo është një luftë me një përpjekje mbresëlënëse që shohim nga personeli mjekësor. Me shifra në rritje, kapacitetet janë shtuar dhe personeli shëndetësor është nën presion. Dua të falenderoj mjekët dhe infermierët, epidemiologët, punonjësit e ISHP-së. BE-ja ka dhënë një mbështetje me 50 milionë euro, mes tyre dhe respiratorë të lëvizshëm. Qasja e BE-së ka qenë që të reagojë dhe t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe për të ndihmuar”, tha Soreca.(Irma)