“Nëse do duhet të bënim një apel, ai do të ishte i thjeshtë për çdo grua, për çdo nënë, ju lutem mos neglizhoni asgjë nëse ka diçka që nuk shkon me shëndetin tuaj. Në strukturat shtetërore ofrohet kontrolli i gjirit falas. Nuk i kushton asgjë një gruaje që një ditë, 1 orë, 10 minuta, të kryejë mamografinë, nuk i kushton asgjë për të mundësuar depistimin e hershëm dhe për të fituar jetën”.

Ky ishte mesazhi i ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtës Sociale nga marshimi që u zhvilluan në Elbasan nga organizata “YWCA”, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Manastirliu deklaroi se nëpërmjet miratimit të Programit Kombëtar për Depistimin e Kancerit të Gjirit synohet që çdo grua e moshës 50-69 vjeç të kryejë në kohë diagnostikimin, me qëllim kapjen e hershme të tumorit të gjirit.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se tashmë për të gjitha gratë, herceptina, një nga terapitë më të kushtueshme, sigurohet 100% falas nga shteti. (Redaktoi: Zhang Yan)