forumi kuvendi

forumi kuvendi

Kuvendi i Shqipërisë, në partneritet me Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, do të organizojë më 28 tetor Forumin e parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, “online”.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se ky forum do të zhvillohet pas miratimit të Rezolutës “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit”, në seancën plenare të datës 22 tetor.

Në Forum do të marrin pjesë edhe përfaqëses nga Parlamentet e vendeve të rajonit, si dhe zyrtarë të lartë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Parlamenti Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Izraeli. Të ftuar dhe folës special do të jenë Sekretari amerikan i Shtetit, Michael R. Pompeo dhe presidenti i PE-së, David Sassoli.

“Rezoluta “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe Forumi i parë Ballkanik Kundër Anti-Semitizmit, 2020, janë një lartësim prej Kuvendit të Shqipërisë, i ndjenjave e qëndrimeve të njohura botërisht të popullit shqiptar për mbrojtjen e hebrenjve si edhe një kontribut në shndërrimin e Shqipërisë në një lider rajonal të frontit të bashkuar të luftës kundër antisemitizmit”, -thuhet në njoftim.(Redaktoi: Zhang Yan)