Më shumë se 2800 qytetarë në të gjithë Shqipërinë janë ndëshkuar me gjobë për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura, që nga hyrja në fuqi e vendimit.

Shifra është bërë publike nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili shton se policia është e detyruar nga ligji, por edhe shumë e motivuar për të kërkuar zbatimin e masës për mbajtjen e maskës.

Në një mesazh në faqen e tij zyrtare, ministri Lleshaj thekson se mbajtja e maskës ul rrezikun e infektimit me koronavirus dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë përgjegjshmëri. (Redaktor: Li Huailiang)