Java e kaluar regjistroi në Shqipëri, një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në periudhën 13-19 tetor janë konfirmuar 1780 raste ose 53 për qind më shumë se në periudhën pararendëse, 6-12 tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.

Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit ose 39 për qind më shumë.

Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 për qind. Java që shkoi regjistroi gjithashtu edhe një rritje të numrit të viktimave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. (Redaktor: Li Huailiang)