Këshilli i Evropës i kërkoi Britanisë të marrë masa për të bërë të mundur një marrëveshje pas Brexit. Dokumenti i miratuar nga udhëheqësit u bën thirrje vendeve anëtare të forcojnë përgatitjet për çdo rezultat, duke përfshirë dhe mosmarrëveshjen. Komisioni ftohet të vlerësojë masat e njëanshme emergjente në interes të BE-së.

Ndërkohë, Londra zyrtare shprehet e zhgënjyer nga Samiti Evropian. Negociatori britanik David Frost shkroi në “Twitter” se është i befasuar nga mospërkushtimi i BE-së për të punuar më shumë mbi një marrëveshje dhe se vendet anëtare të Bllokut kërkojnë ende përpjekje nga Britania.

“Jam gati të shkoj në Londër javën tjetër për të rifilluar negociatat, për t’i përshpejtuar dhe për pasur më shumë intensitet”, -deklaroi kryenegociatori i BE-së, Michel Barnier.