Ambasadori britanik, Duncan Norman deklaroi se marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar, por qeveria britanike është e zhgënjyer që ndryshimet kushtetuese janë bërë përtej asaj çka ishte dakordësuar.

“Marrëveshja e 5 qershorit nuk ka ndryshuar. Qeveria britanike është e zhgënjyer, që ka pasur një vazhdimësi për ndryshimet kushtetuese përtej asaj çka ishte dakortësuar në 5 qershor, dhe ky pozicion i yni nuk ka ndryshuar. Arsyeja pse jam i zhgënjyer është fakti që Shqipëria ka një kohë të gjatë të bërjes së reformave në mënyrë konsensuale, por këtë herë fatkeqësisht kjo gjë nuk ndodhi”, është shprehur Norman, shkruan “Top Channel”.

Lidhur me Gjykatën Kushtetuese, ai është shprehur se duhet të formohet sa më parë.

“Është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese të formohet sa më parë, sepse mendoj që ajo luan një rol të rëndësishëm përsa i përket zgjedhjeve”, -tha diplomati britanik.