Të gjitha mjediset e mbyllura të bareve, restoranteve dhe njësive të tjera të shërbimit do të hapen së shpejti, duke respektuar masat anti-covid.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë takimit të dielën me përfaqësues të bizneseve të vogla në Vlorë.

Te gjitha subjektet do të njihen me udhëzuesin, sipas të cilit duhet të ushtrojnë aktivitetet në ambiente të mbyllura, për të shmangur përhapjen e koronavirusit.