Një vit pas tërmetit të 21 shtatorit të vitit të kaluar në Shqipërinë qendrore, autoritetet shtetërore thonë se 65 familje të bashkisë së Tiranës, banesat e të cilave u dëmtuan më rëndë, janë sistemuar tashmë në shtëpitë e reja.

“Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, -shkroi me këtë rast, të hënën, në rrjetet sociale, kryeministri shqiptar Edi Rama.

Sipas burimeve zyrtare, nga tërmeti i 21 shtatorit u dëmtuan 915 banesa e pallate.

Ndërkohë puna vijon me ritme të larta në kantieret e rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti katastrofik i 26 nëntorit 2019.