Pagesat e kryera nga zbatimi i Skemës Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi dhe Blegtori në Shqipëri për vitin 2020, po ecin me ritme të shpejta, njofton “ATSH”.

Ajo i referohet Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) e cila njoftoi këtë fundjavë se “pagesa të kryera deri në datën 18 shtator nga Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë janë dhënë për 4012 fermerët përfitues në vlerën totale prej mbi 793 milionë lekë”.

E gjithë struktura e AZHBR-së që nga pranuesi i aplikimeve në Agropika e deri tek ekzekutuesi i pagesës dhe dërgimi në thesar, po kryen të gjithë procesin në kohë rekord, shkruan “ATSH”-ja.