
Dy persona janë konfirmuar të vdekur dhe një tjetër është zhdukur pasi një stuhi e ngjashme me një uragan përfshiu Greqinë, shkruan “BBC”.
Qindra njerëz u bllokuan në ndërtesat e përmbytura ndërsa cikloni “Ianos”, i njohur si uragan mesdhetar, goditi zonat në veri të Athinës.

Shërbimet e trenave që lidhin veriun dhe jugun e vendit janë ndërprerë. Fluturimet dhe shërbimet e trageteve u anuluan dhe turistët u këshilluan të qëndronin brenda.







